Matteo Salvini dhe Marine Le Pen po përgatiten për zgjedhjet evropiane të majit 2019 dhe po e bëjnë duke i dhënë jetë Fronte della Libertà.U zhvillua këtë mëngjes, më 8 tetor, në Romë, në zyrat e Ugl takimi midis udhëheqësit Legist dhe presidentes së Frontit Nacional. Një takim midis sovranistëve, atyre që synojnë “të sjellin në Evropë vlera të reja, të tilla si ajo e demokracisë dhe pacifizmit, kundër globalizimit të egër që ka çuar në një masakër në nivel shoqëror dhe ka fshirë dinjitetin e njeriut” .

Të dy duket se bien dakord për çdo gjë, në veçanti mbi një gjë: “Armiqtë e Evropës janë ata që janë barrikaduar në bunkerin e Brukselit. Nder këta Juncker dhe Moscovici, si dhe ata që janë përgjegjës për zgjedhje të gabuara politike që kanë çuar në rritjen e varfërisë dhe papunësisë në masë “. Brenda programit për zgjedhjet e ardhshme ka edhe një projekt për Afrikën që do t’i japë një të ardhme miliona afrikanëve në vendin e tyre, pa “i detyruar këta djem të ikin me varka” shpjegojnë.

Salvini dhe Le Pen përfundojnë takimin me një mesazh të qartë: “Jemi kundër BE-së, por jo kundër Evropës, madje duam të shpëtojmë Evropën”. Takimi i këtij mëngjesi, përveç qartësimit të pozitave të udhëheqësve populistë, duket se përjashton krijimin e mundshëm të një fronti të qendrës së djathtë më afër PPE-se gati për te kandiduar për evropianet së bashku me Silvio Berluskonin, i cili duket gjithnjë e më shumë i lënë mënjanë.

Veritas.com.al/