Një sondazh i qarkulluar në orët e fundit flet shumë qartë: vetëm 44% e italianëve deri tani thonë se do të votonin për të qëndruar brenda Bashkimit Evropian.

Një sondazh që nuk i ka shpëtuar Matteo Salvinit, i cili i ka komentuar rezultatet në Facebook. “Tani është e qartë për të gjithë se duhet të rithemelojme (BE-ne),” insiston Ministri i Brendshëm.

“Unë ëndërroj një Evropë që bën pak gjëra dhe i bën mirë. Zgjedhjet evropiane të vitit të ardhshëm do të jenë një rast historik – vazhdon –

Pres një det votash në të gjithë kontinentin për kë do të respektojë identitetin dhe popujt, kundër vendosjes arrogante të spekullatorëve financiarë dhe ligjeve absurde të burokratëve që jetojnë në një planet tjetër. Do të jetë një Pranvere e re Evropiane e Lirisë “, përfundon provokimin. Shkurt, sfida finale duket se është nisur.

Veritas.com.al/