Theresa May pritet të takojë kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin dhe presidentin francez Emmanuel Macron të martën në Paris, në një përpjekje për të shtyrë Brexitin.

Si rezultat, zonja May ka anuluar takimin e saj të zakonshëm të Kabinetit të te Martës përpara ditës së tensionuar të negociatave.

Kryeministrja do të takohet me zonjën Merkel së pari në Berlin rreth mesditës përpara se të udhëtojë për në Paris për të takuar presidentin francez për një “takim pune” të martën në mbrëmje përpara samitit të BE në Bruksel të mërkurën, në të cilin liderët e BE do të vendosin nëse do ti japin Mbretërisë se Bashkuar një zgjatje deri në datën e shkeputjes aktuale, raporton The Guardian.

Zoti Macron ka folur më parë kundër ofrimit Britanise të zgjatjes se Brexit, duke deklaruar se Mbretëria e Bashkuar duhet të ofrojë një “plan alternativ të besueshëm mbështetur nga një shumicë” për të shmangur një Brexit Pa Marreveshje.

Zonja Merkel megjithatë besohet të jetë më dashamirëse ndaj një zgjatjeje, – dhe ndërsa presidenti Macron ka folur ashpër mbi zgjatjen e datës së largimit të Mbretërisë së Bashkuar, nuk ka gjasa që ndonjë udhëheqës individual të bllokojë zgjatjen,e cila duhet të marre dakordësinë në unanimitet.

Aktualisht, Britania e Madhe duhet të largohet nga BE të premten më 12 prill, në kushtet e Asnjë Marrëveshje nëse një shtyrje nuk do të sigurohet; megjithatë, kryeministrja shpreson të pranojë kushtet për të zgjatur datën e largimit deri më 30 qershor.

Ky veprim vjen ndërsa zonja May vazhdon negociatat me udhëheqësin e Laburistëve Jeremy Corbyn lidhur mbi një marrëveshje që partia e tij mund ta mbështesë përmes Dhomës së Përfaqësuesve.

Vendimi i saj për t’u takuar me udhëheqësin e Laburistëve ka shkaktuar kundërthënie të konsiderueshme brenda partisë së saj, me kreun e Grupit të Kërkimeve Evropiane Pro- Brexit (ERG) Jacob Rees-Mogg duke thënë se lëvizja “rrezikon t’i japë një shkallë kredibiliteti” tek Z. Corbyn.

Ka shqetësime serioze se marrëveshja e Kryeministres me zoti Corbyn do të varet nga qëndrimi i Mbretërisë se Bashkuar në një bashkim doganor me BE, i cili do të shkojë kundër manifestit të zgjedhjeve Konservatore dhe ishte një nga “vijat e kuqe” famëkeqe të zonjës May në negociatat me Brukselin.

Ish-Sekretari i Jashtëm dhe Brexitersi i lartë Boris Xhonson tha disa propozime qe ata do të munden “jo vetëm të kuptojnë të hedhin poshtë një impenjim manifest dhe të grisin një premtim të bërë mijëra herë në Parlament dhe gjetkë”, por “ta bëjnë një absurditet total dhe të plotë rezultatin e referendumit. ”

Mbetja në një bashkim doganor me BE-në është një skenar famëkeq për shumë, pasi ajo do ta linte Mbretërinë e Bashkuar të paaftë për të negociuar marrëveshje të tregtisë së pavarur dhe të lere vendin në mëshirën e rregullave të BE-së dhe marrëveshjeve të tregtisë me vendet e treta pa mundësinë për ti formuluar ato.

  1. Johnson tha: “Kjo do të nënkuptonte që qeveria britanike as nuk mund të ulte tarifat mbi ushqimet nga Afrika sub-sahariane, as të mbronte prodhuesit britanikë nga mallrat e këqija ose nënçmim. Do të ishte një hap i madh për robërinë ekonomike “.

Në përgjigje të negociatave të zonja May me zoti Corbyn dhe kërkesave të përsëritura për shtyrje te Brexit, i cili supozohej të mbahej më 29 mars, shumë nga partia e saj kanë humbur besimin në udhëheqjen e saj.

Më parë sot, deputeti pro- Brexit, Mark Francois i shkroi Sir Graham Brady, kreu i komitetit të mbështetësve Konservatorë të 1922, për të kërkuar një votë mosbesimi ndaj udhëheqjes se zonjës May.Eshte cituar duke thënë: “Besoj se May ka qenë një dështim si Udhëheqëse e Partisë sonë, të cilën ajo tani kërcënon ta shkatërrojë. I saji është një shembull klasik i arrogances – dhe pas arrogancës, vjen ndëshkimi. ”

Çdo votë mosbesimi do të ishte joformale, ashtu si nën rregullat e partisë, një votim mosbesimi nuk mund të shkaktohet më shumë se një herë në 12 muaj. Theresa May i mbijetoi një votimi të mëparshëm të mosbesimit nga partia e saj në dhjetor 2018.

Veritas.com.al/