Është mbajtur takimi i Komitetit të Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste. I pranishëm në këtë takim, ishte edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij Rama u ndal tek rëndësia e procesit të integrimit europian.

“Është kënaqësi për t’ju përshëndetur dhe uruar mirëseardhjen.

Do të doja shumë që ju të shijoni edhe qytetin dhe jo vetëm debatin. Tirana ka bërë një rrugë të gjatë për të ardhur këtu ku është sot dhe po bëhet një medaljon krenarie për të gjithë ne, që themi jam nga Tirana, jetoj në Tiranë, punoj në Tiranë.

Tashmë presim me padurim një fushatë zgjedhore për të marrë mandatin e 4 dhe për të përmbushur misionin për ta çuar Shqipërinë në BE dhe t’i japim fund një historie diskriminimi. Jemi bekuar që kemi lindur në zemër të Europës dhe po ashtu në të njëjtën kohë kemi qenë të mallkuar se kemi qenë të izoluar për një kohë të gjatë nga Europa.

Është koha jonë tashmë për ta përfunduar këtë punë.  Të gjitha vendet e Ballkani Perëndimor duan të bashkohen në BE. Ne kemi qenë shumë pas, por tashmë situata ka ndryshuar. Pasi jemi refuzuar tre herë njëra pas tjetrës, ne kemi vazhduar me punën. Kemi punuar fort ndërkohë që prisnim që negociatat të ecnin përpara. Ne kemi një objektiv mjaft ambicioz për të përmbyllur negociatat në 2027”, tha Rama.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *