
Komisionerja e BE për Zgjermin, Marta Kos deklaroi se unioni mbështet reformën në drejtësi.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, Kos u shpreh se BE do të japë 1 miliard euro për reformat në Shqipëri.
“Jeni kampion për bashkëpunimin rajonal. Do shumë punë të bëhesh pjesë e këtij klubi. Edhe fakti që jeni në përputhje 100 përqind me politikën e jashtme dhe të sigurisë, është vërtet fantastike Unë shprsoj se sot do të kemi ratifikim në parlament të dy marrëveshjeve, që ne t’i japim Shqipërisë 1 miliard euro, që të kryhen të gjitha reformat dhe ju të jeni gati të jeni shtet anëtar, ky është synimi i planit të rritjes. Bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal, bashkëpunim rinor. Keni qenë shumë i suksesshëm. Është super fantastike kjo që po bëni ju. Fokusi duhet të jetë te zbatimi i reformave, reformën në drejtësi e mbështet plotësisht, është gur themeli për anëtarësimin”, theksoi ajo./
Komente