Me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit, kryeministri Rama ka mirëpritur në Pallatin e Brigadave ekipin e deputetëve të rinj që do të jenë pjesë e Kuvendit në 4 vitet e ardhshme. Rama tha se mbështetja ndaj SPAK do të vijojë pa kthim pas dhe se do të vijojnë të udhëheqim me forcën e shembullit.

“Kemi humbur një gjyq në apel ku i kërkohet shtetit të paguaj 500 mijë euro për një përplasje në rrugë ku s’ka pasur as të vdekur dhe të plagosur ku shoferi ka pasur vizion të hedh shtetin në gjyq si rezultat i përplasjes me makinë.

Ndërkohë që janë të panumërt shqiptarët që presin apelin me vite të tëra, janë flagrante rastet kur presim apelin e apelit. Ky vendim është marrë me shpejtësi brenda një ditë dhe shteti gjobitet me 500 mijë, as për shtetin nuk e korigjojmë dot gafat apo poshtëristë që ndodhin në sallat e gjyqeve.

Ne kemi në dorë dy gjëra për fatin e drejtësisë në Shqipërinë 2030. E para duke udhëhequr me forcën e shembullit dhe e dyta të jemi mburojë e institucioneve të drejtësisë duke nisur nga SPAK që do të vijojmë ta mbështesim. Përveç gjërave që nuk shkojnë, mësimi nga historia jonë është që pavarësia e drejtësisë dhe mbrojtja e saj me çdo kosto është e vetmja rrugë.

Tani duhet të jemi me doemos më të mirë se vetvetja që të nxjerim më të mirën te vetja dhe të nxjerim më të mirën te njëri-tjetri.”