Dy javë nga sulmi i Hamas në Izrael, ende gjenden trupa të pajetë në zonat e banuara pranë Rripit të Gazës.
Ushtria izraelite deklaron se brenda pak ditësh do të hyjë në Gaza dhe se ka nisur evakuimin e banorëve nga qyteti verior i Kiryat Shmona, në kufi me Libanin.
Në një tjetër zhvillim, Pentagoni tha se forcat amerikane në Irak dhe Siri, janë sulmuar prej së enjtes në sulme me dronë. Po ashtu, edhe në Jemen nje luftanije amerikane është qëlluar me raketa dhe me dronë, nga forcat Houthi, që synojnë të targetojnë, mbështetësit e Izraelit.
“Bota po humbet njerëzimin”, tha sekretari i OKB-së pranë agjencisë për refugjatët palestinezë në Lindjen e Afërt.
Filipe Lazzarini paralajmëroi se dhuna mund të përhapet në të gjithë rajonin. Në ditët e 13-të të luftimeve mes Izraelit dhe Hamas, numri i viktimave i ka kaluar 5 mijë.