Turizmi në vendin tonë i është rikthyer niveleve të parakrizës, duke regjistruar dyfishim të vizitorëve të huaj, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur vendi ishte në karantinë dhe bllokim të lëvizjeve.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë 11-mujorit të 2021, është 5.421.177, duke u rritur me 2,2 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

INSTAT bën të ditur se, përgjatë njëmbëdhjetëmujorit të 2021, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 4,6 herë dhe Spanja me 4,5 herë, ndërsa Greqia ka pasur rritjen më të ulët me 22,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Sipas INSTAT, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin
Nëntor 2021, shënoi 548.819 qytetarë. Krahasuar me nëntor 2020, ky tregues rezulton me një rritje 52,3 %.

Ndërsa numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar në nëntor 2021 është 244.061. Krahasuar me nëntor 2020, ky numër është rritur me 64,5 %. /atsh/