Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të hënën e 4 tetorit, ka zhvilluar një takim zyrtar me presidenten e Kongresit të Deputetëve të Spanjës, Meritxell Batet, në Madrid të Spanjës.

Ai ndodhet në Spanjë, për të firmosur një Memorandum Mirëkuptimi me Mbretërinë e Spanjës.

Rama shoqërohet nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, minsitri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, dhe ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali.

Nga postimi në median sociale Facebook, rama shkruan se kjo është vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë, në historinë e marrëdhënieve bilaterale, e cila “hap një faqe të re” në këto marrëdhënie me “potencial të lartë” bashkëpunimi politik, ekonomik e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë.

Më parë, ai u takua me sekretarët e Shtetit për Evropën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin.

Kreu i qeverisë shqiptare, bashkë me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, u mirëpritën në presidencën e Dhomave të Tregtisë dhe Korporatës së Sipërmarrësve (CEOE).

Agjenda e kryeministrit në Spanjë

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez (Presidenti i Qeverisë), do të mirëpresë në një takim homologun e tij, Rama, rreth orës 13:00 në Kompleksin Moncloa.

Ky takim do të jetë i mbuluar dhe do të pasqyrohet nga mediat vendase.

Rreth orës 16:30, Rama do të përmbyllë vizitën e tij me një takim në Ministrinë e Universiteteve.

Kujtojmë që fokusi i takimeve, që do të zhvillohen të hënën e 4 tetorit, do të jetë intensifikimi i marrëdhënieve në Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor.