Fletët e votimit janë bërë të pavlefshme nga Demokratët, por megjithatë kanë kujtuar Jozefina Topallin dhe kjo u ka mjaftuar. Mbi fletë shkruajnë jo emrin e Partisë që votojnë, por  emrin e Jozefina Topallit.

Me sa duket mbështetësit  e Topallit, ende nuk e kanë kaluar zhgënjimin që ajo nuk kandidon si deputete, pasi Basha e la jashtë listës së PD. Sot në fletën e votimit, mbështetësit e saj kanë zgjedhur një mënyrë tjetër votimi. Ata e kanë bërë fletën të pavlefshme, duke shkruar sipër ‘Jozefina Topalli’.

Topalli ka qenë një ndër zërat që ka kritikuar ashpër kreun e PD. Së bashku me Arben Imamin ajo kërkoi shkarkimin e Bashës.

Veritas.com.al/