Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbërritur në selinë rozë, ndërsa në orën 09:00 është parashikuar të mbahet mbledhja e kryesisë.
Mbledhja e Ramës me socialistët pritet të ketë kryesisht karakter organizativ.
Po ashtu, në kryesir, pritet të aktohet edhe data për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Ky është takimi i dytë i socialistëve, pas mbledhjes së zgjeruar të Grupit të PS të mbajtur të enjten e shkuar.
Në atë mbledhje, kryemisnitri njoftoi shtatë ndryshime në kabinetin qeveritar , ndërsa emrat e ministrave ia ka dorëzuar Presindetit për dekretim.
Komente