Është mbledhur këtë të hënë Kryesia e Partisë Socialiste. Takimi është fokusuar mbi organizimin e zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen më 11 Maj 2025.
Kryeministri Rama ka caktuar Blendi Klosin drejtues politik në Dibër.
Gazetarja Greta Bullari, tha për “ABC News” se tashmë drejtuesit politik kanë nisur edhe punën në qarqe
Prej 60 minutash ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste. Në mbledhje u zyrtarizua Blendi Klosi, si drejtues politik në qarkun e Dibrës. Ndërsa Piro Vengu në Vlorë, në mbështetje të Bledi Çuçit”, tha gazetarja Greta Bullari.
Komente