Kryeministri Edi Rama mblodhi kryesinë e Partisë Socialiste mëngjesin e kësaj të hëne. Mbledhja u zhvillua në selinë e Partisë Socialiste.

Fokusi i takimit janë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të mbahen më 11 maj.

Ndërkaq, në mbledhje, Rama caktoi Eduart Shalsin, drejtues politik në Kukës. Ndërsa Pandeli Majko do të angazhohet në Tiranë.

Mbledhja e kryesisë vjen pak ditë përpara se të nisë zyrtarisht regjistrimi i emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit.

“1 orë e 30 minuta ka zgjatur mbledhja e kryesocialistit Edi Rama me drejtuesit politikë të qarqeve. Vetë kryesocialisti Edi Rama vijon të jetë në selinë e PS. Fokusi ka të bëjë me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, te objektivi i mazhorancës, për të arritur një fitore, jo vetëm në Shqipëri, por edhe me votën e emigrantëve. Është bërë një analizë e punës së bërë nga drejtuesit e qarqeve dhe kryetarët e bashkive.”, raportoi ndër të tjera, gazetarja e ABC News, Greta Bullari./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *