Liderët botërorë janë bërë bashkë në Samitin që po mbahet në Londër, ku në fokus të bisedimeve ishte lufta në Ukrainë.

Samiti vjen pas takimit të tensionuar mes presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelenksy dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë të mbajtur të premten.

Kryeministri britanik, vuri në dukje se “ky është një moment unik për sigurinë evropiane, duke u bërë thirrje liderëve evropianë të bashkohen”.

“Shpresoj se ju e dini se ne të gjithë këtu jemi me ju dhe me popullin ukrainas për aq kohë sa duhet,” tha Starmer drejtuar presidentit ukrainas.

Para nisjes së samitit të sotëm, kryeministrja italiane Giorgia Meloni u takua me Sir Keir Starmer në Downing Street.

Takimi ishte i treti midis Starmer dhe Melonit që nga korriku, kur laburistët fituan zgjedhjet e përgjithshme.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *