Hoteli më i vjetër, ku ka bujtur Lord Nelson, ku është balsamosur trupi i Dukës së Kentit, hoteli që ka pritur yjet e Hollivudit para D-Day , u përfshi në flakë.
Më shumë se 100 zjarrfikës për katër orë bënë të pamundurën për të shpëtuar hotelin 300 vjeçar Royal Clarence, i cili është shpallur si hoteli i parë në vend.
Natën e kaluar zjarri ka shkatërruar çatinë dhe është përhapur në të katër katet e ndërtesës historike që ka mirëpritur yjet.
I ndërtuar në vitin 1769, Devon u bë hoteli i parë i vendit pasi pronari i tij Francez Pierre Berlon publikoi një krahasim duke iu referuar si hoteleve ashtu edhe haneve.
Brenda disa vitesh ka pritur mysafirë të tillë si Clark Gable, Beatrix Potter dhe Thomas Hardy, mes shumë të tjerëve.
Më e veçanta, Lord Nelson qëndroi këtu në vitin 1801 dhe mbajti fjalimin para gazetarëve mbi Luftën e Nilit.
Pak vite më vonë, më 1820, Duka i Kentit, babai i Mbretëreshës së ardhshme Victoria vdiq teksa po vizitonte zonën dhe e prunë në hotel ku trupi i tij u balsamos para transportimit për në varrezat e Windsor.
Natën e kaluar, shefi i famshëm Michael Caines MBE, shkroi në Twitter: “U shkatërrova tek po shikoj Royal Clarence në flakë!”