( Foto: Të paktën 39 persona u vranë dhe 65 u plagosën në sulmin në një klubi në modë në Stambolli, natën e Vitit të Ri).

Një i mbijetuar i sulmit që la të paktën 39 të vdekur tregon skena panik. Shumë njerëz u hodhën në Bosfor për t’u shpëtuar plumbave.

Larg tmerreve të vitit 2016, mbrëmja e vitit të ri duhej të ishte sinonim kremtimi dhe lehtësimi për banorët e Stambollit. Por, dhjetë minuta pas mbërritjes së tij në Reina, një nga klubet më në zë të Stambollit, një vrasës i maskuar si Santa mbjell vdekje dhe kaos. “Vetëm kur ishim gati të futeshim brenda, pati një shpërthim pluhuri dhe tymi. Dëgjuam të shtëna armë zjarri”, tha për AFP-në një futbollist profesionist cili luan për ekipin e Beylerbeyi të Stambollit Beylerbeyi.

Eshtë ora 1:15, e diel, një burrë ka hapur zjarr mbi qindra njerëz që festonin Vitin e Ri në klub nate, pasi ka vrarë një polic dhe një civil në hyrje. Sipas autoriteteve, 39 njerëz u vranë, ndër të cilët të paktën 16 të huaj. “Ndoshta mund të jenë edhe më shumë se kaq, sepse kur po dilja, shihja njerëzit që shkelnin njerëz të tjerë”, përshkruan Sefa Boydas, që kishte shkuar në Reina me dy mikesha. Skena që rrëfen ai reflekton panikun që ka kapluar njerëzit, shumë prej tyre të cilëve u zhytur në Bosfor për t’u shpëtuar plumbave vdekjeprurës. “Kur dëgjuan gjithë atë zhurmë, shumë grave u ra të fikët”, tha ai. Edhe njërës prej shoqeve të tijj. “E hodha në shpinë dhe ia krisa vrapit menjëherë”.

Ata na merrnin të gjithëve të dyshuar”

“Unë nuk e di se si kam arritur të shpëtoj”, tha ai. “Në këto momente, nuk pritet. Qëllohej nga e majta, kështu që ia mbathëm djathtas”. “Rreth 50 persona ka mundësi të kenë shpëtuar në këtë mënyrë”, thotë ai, ende i tronditur. Menjëherë pas të shtënave, mbërriti policia. “Ata erdhën shumë shpejt, por nuk arritën ta marrin kontrollin e situatës menjëherë, ata nuk dinin se kush po qëllonte ëme revoleç. Ata na merrnin të gjithëve të dyshuar, tha ai. Autoritetet kanë folur për një “terrorist”, por disa media turke raportuan “të paktën një” person i armatosur i veshur si Santa Claus. Sipas ministrit të brendshëm turk Sulejman Soylu, “terroristi” është ende në kërkim.

Si për ironi, futbollisti tregon se fillimisht ai nuk ka dashur të shkonte në Reina, nga frika e “ndonjë sherri, çfarëdoqoftë, një bombë.” Turqia në fakt është goditur vitin e kaluar nga disa sulme, shumë prej të cilave kanë në shënjestër vendet e frekuentuara nga turistët, si ky klub nate. “Nuk mund të ndodhin nga këto gjëra në një vend si Reina!”, i tha një mik. Ai u bind. Por, tha ai, “pata një parandjenj… shkova atje më vonë, pas vitit të ri. Kjo ndodhi 10 minuta pas mbërritjes sime.”

/Veritas.com.al/