LONDON (Reuters) – Mbretëresha e Britanisë, Elizabeth u ka dhënë bekimin vullnetit të nipit të saj Princi Harry dhe gruas së tij, Meghan që tq vazhdojnë të ardhmen e tyre të pavarur. Mbretëresha e bëri këtë pas bisedimeve mbi krizën mbretërore ku janë të angazhuar anëtarët më të afërt të familjes mbretërore.

“Familja ime dhe unë jemi plotësisht mbështetës të dëshirës së Harry dhe Meghan për të krijuar një jetë të re si familje e re”, tha monarkja 93 vjeçare gjatë gjë deklarate.

“Megjithëse ne do të preferonim që ata të mbeteshin gjatë gjithë jetës si anëtarë të Familjes Mbretërore, ne respektojmë dhe mirëkuptojmë vullnetin e tyre që të jetojnë një jetë më të pavarur si familje ndërsa mbeten pjesë e vlerave të familjes sonë”.

Ajo tha se do të jetë një periudhë tranzicioni gjatë të cilës çifti do të kalojë kohë në Britani dhe në Kanada, duke shtuar se mbetet më shumë punë për të bërë në finalizimin e të ardhmes për çiftin.

Veritas.com.al/