Në fjalimin e saj, sot Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar shprehu dyshim mbi realizimine një ‘vizite zyrtare’ të presidentit Trump në Mbretërinë e Bashkuar. Por pak më vonë, sekretari i Jashtëm i qeverisë Britanike, Johnson konfirmoi se ‘do të realizohet’.

‘Vizita e planifikuar e Presidentit amerikan, Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar do të realizohet edhe pse data ende nuk është caktuar’, tha sot ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson.

Kjo deklaratë e ministrit Johnson u bë pas raportimit të mediave britanike për shtyrjen e vizitës së presidentit amerikan.

Veritas.com.al/