Një dosier anonim raporton 45 raste të mesazheve të urrejtjes anti-semitiste të eksponenteve të Partisë Laburiste Britanike
Një dosier anonim brenda partisë përfundoi në duart e policisë britanike. Në te jane sjelle 45 raste të antisemitizmit,qe shohin si protagoniste disa anëtarë të Partisë Laburiste angleze.
Shumica e mesazheve të përmendura në dosjer janë shpërndarë në mediat sociale nga anëtarët e partisë.Ne njërin lexohet haptazi: “Të eliminojmë hebrenjtë që janë një kancer për të gjithë ne”.
Shefi i policisë britanike, Cressida Dick, ka njoftuar se për këtë çështje jane ne zhvillim hetime dhe se agjentët janë duke shqyrtuar me kujdes materialet e transmetuara nëpërmjet rrjetit nga anëtarët e Partisë Laburiste. Për momentin duket se nuk është kryer, asnjë krim shpjegoi kreu i Scotland Yard, por çështja meriton të thellohet.
Ka disa precedentë. Udhëheqësi i Laburisteve, Jeremy Corbyn, ishte akuzuar disa here për antisemitizem në të kaluarën. Për shembull, në 2012 Corbyn kritikoi në mediat sociale zgjedhjen për të hequr një murale antisemitike, sepse sipas mendimit te tij vendimi lehtesonte lirinë e shprehjes. Dosjeri brenda partisë arriti në një mënyrë anonime për transmetuesin britanik Lbc Radio. Mes 45 rasteve të mesazheve me sfond anti-semitik dallojnë ndarjet e posteve të marra nga një blog i konsideruar antisemitik.
Veritas.com.al/