Princi Saudit i Kurorës, Mohammed bin Salman ka shtrënguar kontrollin mbi pushtetin e tij me spastrimet e fundit kundër korrupsionit brenda mbretërisë.

Stephen Kalin dhe Katie Paul raportojnë për  Reuters:

Mbreti i Arabisë Saudite ka shtrënguar kontrollin e pushtetit të tij përmes spastrimit anti- korrupsion, duke arrestuar edhe princë, ministra dhe investitorë ku përfshihen miliarderë si Alwaleed bin Talal, i  cili është një nga biznesmenët më të rëndësishëm  të mbretërisë.

Princi Alwaleed, një nip i mbretit dhe pronar i investimeve në kompaninë Kingdom Holding 4280.SE, investitor në firma si Citigroup (C.N) dhe Tëitter (TWTR.N), ndodhet mes 11 princëve , katër ministrave dhe dhjetëra ish- ministrave- të ndaluar.

Spastrimi kundër elitave politike dhe të biznesit të mbretërisë, gjithashtu synojnë kreun e Gardës Kombëtare, Princin Miteb bin Abdullah i cili u ndalua dhe u zëvendësua si ministër i të plotfuqishmes Gardë Kombëtare nga Princi Khaled bin Ayyaf.

Lajmet mbi spastrimet erdhën të Dielën në mëngjes pasi mbreti Salman dekretoi krijimin e një komiteti anti- korrupsion të kryesuar nga Princi i Kurorës Muhammed, që është djali i tij favorit, 32 vjeç. Princi Muhammet ka fituar një pushtet të mahnitshëm qëkurse nisi të dalë nga harresa tre vjet më parë.

Veritas.com.al/