16 mars (UPI) – Mbreti i Spanjës Felipe VI ka hequr dorë nga trashëgimia e tij personale nga babai i tij i perfshire ne skandal, ish-mbreti Juan Carlos I, i cili po hetohet për pranimin e rryshfeteve të paligjshme.

Felipe tha të Dielën se ai gjithashtu po i heq babait të tij 82-vjeçar një pagese vjetore prej 215,000 dollarësh pasi hetuesit nga Spanja dhe Zvicra po shikojnë burimin e fondeve të mbajtura nga fondacionet e regjistruara Panameze, të shfrytezuara në të kaluarën nga ish mbreti për shpenzime personale.

Felipe tha se ai bëri këtë veprim pasi mësoi se është përfitues i një prej fondacioneve – diçka për të cilën nuk kishte njohuri, tha familja mbretërore.

Prokurorët thonë se Fondacioni Lucum, mori një pagesë prej 100 milion dollarësh nga Arabia Saudite në 2007, dhe autoritetet dyshojnë se paratë janë derdhur në fondacion si një rryshfet për një kontratë për të ndërtuar lidhjen hekurudhore me shpejtësi të lartë AVE për në Mekë.

Rreth 65 milion dollarë nga një prej fondacioneve shkuan te biznesmenja Corrine Larson nga Monaco, marrëdhënia personale e së cilës me Juan Carlos u ekspozua në vitin 2012, pasi ai u plagos gjatë një aksidenti gjuetie me të në Botsvana.

Avokatët e Larson thanë që ajo i mori paratë si një dhuratë e pakërkuar nga Juan Carlos pasi ajo kujdesej për të kur ai ishte në gjendje të keqe shëndetësore. Zbulimi i marrëdhënies dëmtoi reputacionin e monarkut.

Pasi ai abdikoi në 2014, Felipe filloi një fushatë për të rifituar qëndrimin e familjes mbretërore duke premtuar transparencë në të gjitha marrëveshjet e saj financiare.

VERITAS.COM.AL