24 orë nga aktivizimi i portalit hapësira ime publike, qytetarët janë dyndur të denoncojnë onlinë mijëra raste të ndërtimeve apo zaptimeve pa leje.

Prej momentit kur kryeministri Rama njoftoi hapjen e këtij portali, janë regjistruar 3114 denoncime nga qytetarët.

Nga të cilat vetëm 21 të këtyre rasteve janë zgjidhur, kurse 3093 janë ende në proces.

Jo më kot, kryeministri Rama paralajmëroi se aksioni për lirimin e hapësirave publike do i marrë qeverisë një kohë jo pak të shkurtër, por plot 4 vite. Pasi në vetëm 24 orë, vetëm nga syri i thjeshtë i qytetarëve janë zbuluar mijëra raste të paligjshme.

Ndërsa vetë Policia e Shtetit dhe IKMT janë në terren për të evidentuar rastet e për të ndërhyrë, sipas udhëzimit të kryeministrit.

Aksioni ka nisur nga muaji qershor, por këtë të hënë kapërcëu në një stad tjetër, nga kioskat dhe shtesat e lokaleve, kaloi tek godinat e mëdha disakatësh. Sërish nga aty ku nisi, pikërisht në Vlorë.

Edhe më parë, qeveria socialiste është përpjekur disa herë me aksione të ngjashme, por kësaj radhe, në këtë fillim mandati  të katërt, kryeministri paralajmëron se lirimi i hapësirave publike është vetë projekti Rilindja 2.0, dhe ndërtuesit pa leje nuk do i shpëtojnë si gjobave, ashtu dhe ndjekjes penale. Bashkë me ta do e pësojnë po njësoj edhe funksionarët e shtetit që mbyllin sytë para paligjshmërisë.  / abcnews.al /

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *