Ka përfunduar dita e parë e vaksinimit masiv në vend, teksa ministrja e Shëndetësisë ka bërë edhe bilancin.

“Kemi arritur në 11,478 të vaksinuar. Mbi 78 mijë vaksinime që nga dita e parë. Kjo është bërë falë përpjekjes për të siguruar vaksinime.

Kemi nevojë për të ndarë detyrat me qëllim intensifikimin e vaksinave.

Dua të bëj apel për qytetarët ata të moshuar që kërkojnë të dinë se kur do të vaksinohen flisni me mjekun e familjes, vetëm ai ka regjistrin eelektronik. Kontakti me mjekun e familjes shumë i rëndësishëm” – tha ministrja Ogerta Manastirliu.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook se: “Dita e pare e vaksinimit masiv përfundon me shifrën domethënëse, 11,478 vaksinime, në të gjithë vendin. Do të vijojmë pa u ndalur, për t’u kthyer një orë e më parë në jetën e dëshiruar”.