TIRANË- Gjykata Kushtetuese zhvilloi këtë të enjte seancën e shqyrtimit të padisë së kryeministrit Rama pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së infrastrukturës, Belinda Balluku.
Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca kanë kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme, duke kërkuar shfuqizimin e saj dhe lënien në detyrë të Ballukut si ministre dhe zv.kryeministre.
Sipas përfaqësuesve të tyre, pushteti gjyqësor nuk mund të ndërhyjë tek ai ekzekutiv, dhe aq më tepër të pezullojë një ministër, që sipas tyre është de fakto një shkarkim, dhe shkarkimi ndodh vetëm me autorizim të Kuvendit.
Ndërsa vetë Gjykata e Posaçme nuk pranoi të përfaqësohet në këtë seancë. Të pranishëm ishin dy prokurorët e SPAK, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.
Konkluzionet e palëve në proces dhe ato të interesuara:
“Kërkojmë pranimin e kërkesës së padisë, sipas objektit”, tha përfaqësuesja e qeverisë.
“Në përfundim të gjitha argumenteve, i kërkojmë gjykatës pranimin e kërkesës së kryeministrit, tha përfaqësuesja e Kuvendit.
“Ne i qëndrojmë parashtrimeve tona. Presidenti mbështet qartësimin nga ana e gjykatës, cilado qoftë vendimmarrja”, thanë nga institucionit i presidenti.
“Ne i qëndrojmë asaj që kemi paraqitur me shkrim. Jemi për mospranimin e kërkesës së kërkuesit”, thanë përfaqësuesit e SPAK.
Drejtuesja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji pasi ftoi palët në proces dhe ato të interesuara të paraqesin konkluzionet tyre, njoftoi mbylljen e seancës, ndërsa pritet vendimin mbi padinë e kryeministrit.
“Deklarojmë mbylljen e shqyrtimit gjyqësor. Trupi gjyqësor tërhiqet për vendim, data dhe ora do t’u komunikohet sipas parashikimeve ligjore” ,tha kryetarja e Gjykatës Kushtetues/
Komente