“Jelek verdhët e Francës” janë bërë gati për të Shtunën e gjashtë të demonstratave mbarëkombëtare, por numri i tyre në rrugë po bie me shpejtësi, ndërsa policia pastron kampet e protestuesve në pritje të festës së Krishtlindjeve.

Protestuesit kanë qenë të përçarë të Premten nëse duhet të ndërmarrin një protestë tjetër të madhe në Paris, ose diku afër Versajës, pranë banesës së Luigjit të 16 i cili la kokën në gijotinën e revolucionarëve.

Nga frika e një trazire tjetër, autoritetet thanë se do ta mbyllin Pallatin e Versajës dhe kopshtet e tij- një nga pikat kryesore turistike, ditën e Shtune.

Një event në Facebook, organizuar nga lideri Eric Drouet listoi rreth 1,400 persona si ‘pjesëmarrës’ në demonstrimet e Versajës, dhe një numër prej 8,000 persona që thonë se janë të ‘interesuar’.

Veritas.com.al/