Është mbyllur procesi i votimeve në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë që vijnë si pasojë e dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në këto zgjedhje KQZ kishte certifikuar 20 parti politike, 4 koalicione dhe një parti të pavarur.

Nga 25 subjekte politike në garë, janë gjithsej 1068 kandidatë.

Votimet janë mbajtur në 895 qendra votimi me 2547 vendvotime në 38 komuna të Kosovës.

Analisti Baton Haxhiu nga exit poll-et e realizuar prej tij ka shpallur fitues

Sipas exit poll LDK ka 30%, VV 30 % pra rezultat i barabartë,  PDK në vend të tretë dhe në vend të katërt partia e ish-kryeministrit Haradinaj.

VERITAS.COM.AL