Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, në një deklaratë për mediat tha se jemi të shqetësuar për polarizimin politik në në Shqipëri, duke kërkuar dialog mes mazhorancës dhe opozitës. McAllister u shpreh se protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale, raporton A2CNN.

“Kemi zhvilluar takime me kryeministrin kryeministrin Edi Rama, Spiropalin, Peleshin, Igli Hasani. Kemi zhvilluar takime me udhëheqës të partisë opozitare dhe ambasadorë të vendeve anëtare të BE. Ne vazhdojmë të mbështesim fuqimisht Shqipërinë në rrugëtimin e saj në integrimin europian. Por nuk ka vend për vetkënaqje, Shqipëria duhet të vazhdojë të punojë edhe më fort për përmbushjen e detyrimeve dhe përmbylljen e negociatave. Integrimi mbështetet në merita dhe secili vend vlerësohet në bazë të përmbushjes së kritereve. Jemi të shqetësuar për polarizimin politik, mendojmë që duhet të ketë më shumë stabilitet dhe dialog politik. Protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale. Dëshiroj të ngre edhe tre argumente të rëndësishme, ekziston nevoja për ta ruajtur forcën shtytëse në luftën kundër korrupsionit, shumë është arritur, por ende s’është në nivelin e kënaqshëm. Raporti i TI e ka renditur Shqipërinë 11 vende më vonë. Duhet që politikanët të udhëheqin duke dhënë ata vet shembullin. Dëshirojmë të shohim një reformë reale zgjedhore, të bëhet në kohë të mjaftueshme para zgjedhjeve, të jetë gjithpërfshirëse dhe të zbatojë plotësisht rekomandimet e ODIHR-it”, tha ai.  (A2 Televizion)

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *