
Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën teksa tha se ata s’dinë të bëjnë opozitë por vetëm të vetëshkatërrohen. Në rubrikën Sy m’sy, kreu i qeverisë tha se PD do të marrë rezultatin më të keq më 11 maj, që nga viti 1997.
“Nëse do ta bëja unë opozitën time, do ta bëja 1 mijë herë më mirë se këta. Këta nuk dinë të bëjnë opozitë, por dinë vetëm të vetëshkatërrohen dhe në vetëshkatërrim e sipër të pengojnë sa të munden Shqipërinë dhe t’u nxijnë jetën njerëzve. Prandaj më 11 maj do të marrin rezultatin më të keq që nga ’97 e këtej”, tha Rama.
I pyetur nga një komentues se a e kalon dot oqeanin, Rama iu përgjigj se në Amerikë ka shkuar kur ka pasur punë, ndërsa i kujtoi edhe non gratën e Sali Berishës.
“Çfarë problemi ke ti? Të kanë thënë që nuk shkoj dot në SHBA? Kush ta ka thënë, non grata? Nuk e përmend më non gratën se s’kam pas arsye dhe nuk jam duke bërë këtë sot me këtë komunikim. Në këtë kohë dhe në këtë rrugë drejt finisht ku ka gjëra më të rëndësishme se non grata. Meqë ma për, ore a u hoq ajo non grata. Si keni fytyrë që pasi i thatë shqiptarëve do hiqet non grata, tani thoni a shkoj unë në USA apo jo, o pika-pika. Non grata është hequr nga DASH thotë ky tjetri. Kur do të besojë njeriu budallëkun, beson budallëkun nuk ke fare çfarë i bën prandaj të verbrit më të mëdhenj janë ata që kanë sy e shikojnë apo ata që kanë sy e s’do të shohin”.
Gjatë komunikimit me ndjekësit, Rama tha se e vetmja mënyrë për të bërë një “detoks” nga “helmet” e përditshme janë takimet me njerëzit, teksa përjashtoi edhe mundësinë e një debati publik me Sali Berishën.
“Jam pak i axhituar se mezi po pres të filloj takimet se është e vetmja mënyrë për t’u çliruar dhe desintoksikuar nga helmet, që s’i marr që nga fushata e 2009, nuk shoh më televizor, dhe vetëm në raste të caktuara nëpërmjet Youtube që mi çojnë. Edhe at helm totalisht. Duhet detoks. Dhe i vetmi është me njerëzit realë, në jetën reale. Me ata që në fund të ditës vendosin, që çyrykët i quajnë të blerë, të sëmurë, të shitur, administratë dhe ata këtë 11 Maj do të jenë më shumë se kurrë që do të votojnë mua dhe PS. Me kë të bëj debat, me bufin e kënetës? A je në vete? Aq më tepër që bufi është në rrëshqitje e sipër. Çfarë debati?” (A2 Televizion)
Komente