ELBASAN- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takim me kandidatët për deputetë në Elbasan u shpreh se vota e 11 majit duhet të shkojë për Partinë Socialiste.

Ai theksoi se treni i BE duhet të kapet me patjetër dhe siguria për këtë është vetëm Partia Socialiste.

Shefi i qeverisë u shpreh se Partia Socialiste është garancia kryesore e këtij rrugëtimi historik.

Sipas tij, shqiptarët duhet të japin një votë patriotike kur vjen puna tek çështja e integrimit europian.

“Duhet të vendosim për familjen dhe për fëmijët tanë me 11 maj. Shqipërinë në BE e fus unë me ju, jo ata, nuk ua hap kush derën atyre. Kemi arsye të shumta për të kërkuar mandatin e katërt. Këtë të BE duhet ta kapim. Duhet votë patriotike. Arsyeja se pse duhet çuar të PS, është se jemi më të mirë se të tjerët, PS është forca e duhur, në kohën e duhur dhe në momentin e duhur”, theksoi ai/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *