KORÇË- Vijojnë “kapriçot” e motit në rajonin e Korçës. Reshjet e shiut në zonat e thella i kanë lënë vendin dëborës.

Pika turistike e Dardhës është “stolisuar” me dëborën pranverore duke i shtuar hijeshinë peizazhit të Korçës.

Gazetari i ABC News, Roland Beqiraj, raporton se gjatë natës Dardha është përfshirë nga reshjet e dëborës, trashësia e të cilave nuk ka krijuar probleme në qarkullimin normal të automjeteve.