Kryeministri Edi Rama thotë se me hyrjen e Shqipërisë në BE, vendi do të marrë 1 miliard euro fonde në vit.

Në bashkëbisedimin online me qytetarët, Rama u shpreh se më 11 maj, duhet votuar PS për të bërë të mundur anëtarësimin në union.

“Për të krijuar një perimetër shumë kompakt sigurie, gjë nga e cila ne kemi përfitim të jashtëzakonshëm. Në 10 vitet e fundit kemi marrë afro, diçka më shumë se 1 miliard euro. Çfarë kemi marrë në këto vite, do e marrim vit për vit. Krijimi i vetëdijes që me 11 maj, duhet të jemi përtej ndasive partiake, është një domosdoshmëri, duhet ta krijojmë këtë vetëdije së bashku. PS është vendi për të hedhur votën, jo për t’u bërë të gjithë socialistë, por për të mbështetur fuqimisht negociatat. PS sot gjendet në vendin e duhur dhe në kohë e duhur, si pika e referimit. Siç gjendej PD në kohën e duhur, në vendin e duhur, në 1991-1992. E njëjta gjë, në dimension tjetër, duhet të ndodhë më 11 maj. Duhet masivisht të konfirmohet ndarja përfundimtare, me historinë e të lënit pas dore, popull i dorës së dytë në këtë kontinent”, theksoi ai.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *