Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përgëzuar avokaten me orgjinë shqiptare, Eva Buzo, e cila e cila ka shënuar një rekord në not duke përshkruar 92 kilometra nga brigjet e Italisë deri në Vlorë.

Me një shënim në “Facebook”, shefi i qeverisë shprehet se guximi i Eva Buzos mbetet një histori mbresëlënëse.

Ajo notoi plot 34 orë në det, ndërsa kapiteni që e shoqëronte, pas mbërritjes në Vlorë, u shpreh se Eva është “një përbindësh” , duke nxjerr në pah guximin dhe fuqinë që tregoi në këtë aventurë të guximshme.

“Një histori mbresëlënëse ajo e Eva Buzos, avokatja shqiptare, e cila ka shënuar një rekord në not duke përshkuar 92 km nga brigjet e Italisë deri në Vlorë🇮🇹➡️🇦🇱
Një udhëtim në ujë prej 34 orësh për Evën, e cila sfidën e lënë në mes vitin e kaluar, u rikthye për ta përfunduar këtë vit, me një forcë fizike dhe psikologjike të jashtëzakonshme”, shkroi Rama