Zyra e Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi se armëpushimi në Gaza ka hyrë në fuqi.

“Sipas planit për lirimin e pengjeve, armëpushimi për fazën e parë në Gaza do të hyjë në fuqi në orën 11:15 me orën lokale (09:15 GMT)”, thuhet në një deklaratë nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë  se armëpushimi filloi në orën 11:15, me orën lokale, pothuajse tre orë me vonesë nga ora që ishte parashikuar më herët. Kjo vonesë erdhi pasi Hamas tha se kishte një vonesë “teknike” në dorëzimin e emrave të tre pengjeve, të cilët do të liroheshin të dielën.

Ndërkohë ka nisur vendosja e mijëra policëve në të gjithë Rripin e Gazës, sipas planit qeveritar, për të ruajtur rendin dhe sigurinë.

Kjo u bë e ditur nga zyra e informacionit të Hamasit, raportojnë mediat izraelite.

Sulmet izraelite pas kohës së fillimit të armëpushimit të planifikuar fillimisht në orën 8:30 të mëngjesit, vranë të paktën tetë palestinezë dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha më herët se armëpushimi i shumëpritur nuk do të fillonte derisa Hamas të publikojë listën e pengjeve. Pavarësisht vonesave, edhe Hamas publikoi tre pengje, të cilat do të lirohen, sipas marrëveshjes.

Marrëveshja e armëpushimit parashikon dhënien fund të luftës 15 mujore dhe lirimin e pothuajse 100 pengjeve, që u morën gjatë sulmit të Hamas në Izrael më 7 tetor 2023

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *