Media e shtetit komunist publikoi një pjesë të lëvdatave ndaj presidentit Donald Trump për “thuajse aspak interes në luftën e diplomacisë boshe”, të Mërkurën, teksa kryetari i shtetit Amerikan u takua me homologun e tij kinez, Xi Jinping gjatë një turi në “Qytetin e Ndaluar Pekin”.
Në një editorial mbi vizitën e Trump në Kinë gjatë kësaj jave, gazeta e financuar nga qeveria “The Global Times” e përshkruan ‘mungesën e interesit’ në diplomaci boshe të thenë nga Trump si një “tendencë e mirë” dhe përveç kësaj vlerësoi “fokusin e veçantë dhe rëndësinë e ringjalljes së ekonomisë në Shtetet e Bashkuara”.
‘The Times’ e e quan vizitën e Trump në Kinë si “më të rëndësishmen” pjes ëtë turit në Azi- ku përfshihen edhe aleatët si Japonia, Koreja e Jugut dhe Filipine.
Gazeta shënoi se Partia Komuniste po pret që ta përshëndesë vizitën “me entuziazëm”.
Editoriali paralajmëron se lidershipi kinez nuk do të vërë si prioritet interesat e Shteteve të Bashkuara mbi interesat e Kinës, gjë që Trump e bëri, dhe se Trump duhet duhet t’i drejtojë marrëdheniet me Xi “me mençuri”.
Editoriali gjithashtu gjeti një moment që të denigrojë Japoninë si një komb koloni e Amerikës për shkak të lidhjeve të ngushta në këtë botë të lirë. “Është e pamundur që Shtetet e Bashkuara të dominojë gjithë botën në të njëjtën mënyrë që dominon Japoninë” paralajmëroi gazeta.
Veritas.com.al/