The Associated Press, AP, Breitbart
ROME (AP) – Italia raportoi një rritje prej 45% në ditë për personat e infektuar me koronavirus ndersa vendet e tjera në Evropë regjistruan rastet e tyre të para të martën, duke prodhuar prova se udhëtarët po mbartin virusin nga epiqendra aktuale e epidemisë Evropiane.
Zyrtarët italianë raportuan 11 vdekje dhe 322 raste të konfirmuara të virusit, 100 më shumë se një ditë më parë. Ndërsa shumica ishin të përqendruara në veri të Italisë, disa nga rastet e reja të regjistruara janë jashtë dy rajoneve nga vendi të goditura rëndë, duke përfshirë tre në Siçili, dy në Toscana dhe një në Liguria.