Fushata e regjimit komunist të Kinës e lavdërimit ndaj presidentit Donald Trump vazhdoi të Enjten me publikimin e editorialeve që godasin shtypin e lirë amerikan që ka “mashtruar” sikur publiku kinez e urren kreun e shtetit Amerikan.

Editoriali vazhdon me vlerësimet ndaj Ivanka Trump dhe Jared Kushner për mësimet që i kanë dhënë vajzës së tyre Mandarin. Media ka vlerësuar vetë Donald Trump që nuk e sfidoi presidentin kinez, Xi Jinping për shkeljen e të drejtave të njeriut që deri më sot ka arritur rekord, gjatë turit të tij në Pekin.

Gazeta ‘The Global Times’, e cila ka qenë më luftarakja në drejtim të Shteteve të Bashkuara dhe që në të kaluarën ka kërcënuar me luftë, kësaj here shpalli se presidenti Amerikan “është një nga më popullorët mes kryetarëve të shteteve në internetin kinez, dhe në përgjithësi publiku kinez mban një mendim të mirë ndaj tij”.

“Kjo nuk ka ardhur aq lehtë, përderisa përshtypjet fillestare ndaj Trump ishin prirë komplet nga raportimet e medias së Shteteve të Bashkuara. “Këto raportime absurde thellësisht influencuan opinionin kinez. Deri në zgjedhjen e Trump si president, publiku kinez ishte mashtruar komplet nga media Amerikane’.

Veritas.com.al/