Shtyrja e muajit të mjaltit, veshjet që bëjnë defekt… Dukesha e Sussexit mund të fshehë një sekret të ëmbël, që përpara Martesës Mbretërore.

Skandal i ri në oborr

SHTYRJA E MUAJIT TE MJALTIT – Kjo duhet të jetë arsye për shtyrjen e muajit të mjaltit (gjoja për angazhimet e pashmangshme): Afrika, destinacioni i zgjedhur për një muaj mjalti romantik, është një vend në rrezik nga malaria, jo i përshtatshëm për një grua shtatzënë. Dhe pastaj të dhëna të tjera, nga shprehjet e pakënaqura të fytyrës, nga ana e Mbretëreshës në dasmën Mbretërore, rrobat e nga Meghan, duke përfshirë fustanin e dasmës, që bënin defekt pikërisht në bark. 36 vjeçarja amerikane nuk e ka fshehur kurrë se ajo dëshiron të jetë menjëherë nënë, por askush nuk e priste – nëse do të konfirmohet shtatëzania – se do të bëhej kaq shpejt …

RRUGE E SHPEJTUAR – Pas fotove të zhveshura të Meghan, që Buckingham Palace donte t’i mbante fshehur, një goditje tjetër për mbretëreshën? Çifti ka treguar tashmë se duan të thyejnë shumë tabu dhe të modernizojnë kurorën. Por ndërkohë dukesha duhet të mësojë të jetë një mbretërore e përsosur dhe po përgatitet të ndjekë një kurs të përshpejtuar me këshilltaren e veçantë të Elizabetës II. Një stemë heraldike tashmë është përgatitur për të, në të cilën ajo simbolizohet nga një bilbil dhe rrezet e diellit e Kalifornisë .

SFIDA ME Kate – Vazhdon edhe sfida me kunatën Kate: është llogaritur se gruaja e Uilliamit i sjell 150 milion paundë industrisë britanike të modës. Meghan, e cila është një influencuese super – pyesni tabloidët – do të bëjë më mirë? (Përgatiti: Bota.al)