Meghan Markle është gjithmonë në syrin e ciklonit . Tani për shkak të vëllait, i cili është arrestuar. Thomas Jr është vëllai më i madh i Meghan-it, lindur nga një martese e mëparshme e babait të saj Thomas Markle. Pak para martesës së saj me djalin e dytë të Dianës, babai i kishte dërguar një letër Harry-it, duke i kërkuar të mos martohej me vajzën e tij dhe duke e paralajmëruar për të.

Sipas deklarimit te policisë së Oregonit, Thomas Jr. ngiste makinën i dehur kur u ndalua në orën dy të mëngjesit. Njeriu i ishte nënshtruar testeve dhe kishte rezultuar pozitiv ndaj alkoolit, ai u arrestua më pas dhe u dërgua në centralin e policisë, ndërsa makina e tij u konfiskua.

Meghan nuk ka komentuar lajmin, por në Kështjellë thonë se është e shqetësuar dhe e bezdisur.

Dhe Mbretëresha akoma më shumë.

Veritas.com.al/