Një tërmet i fuqishëm ka goditur Meksikën qendrore, duke vrarë të paktën 44 persona dhe duke rrëzuar ndërtesa të shumta në kryeqytetin meksikan, Mexiko City- sipas zyrtarëve.

Aeroporti i kryeqytetit ka pezulluar flutuimet pas tërmetit prej 7.1 ballë, dhe ndërtesat në qytet janë evakuar nga banorët.

Njerëzit kanë frikë se nën rrënoja ka njerëz të zënë në grackë.

Në fillim të këtij muaji, një tërmet prej 8.1 ballë la të paktën 9 të vdekur.

Epiqendra e tërmetit ishte pranë Atencingo në shtetin Puebla, rreth 120km (75 milje) nga Mexico City, në një thellësi prej 51km,- sipas ‘Geological Survey’ të Shteteve të Bashkuara.

Vetëm në shtetin Morelos u vranë të paktën 42 persona- shkroi guvernatori në Twitter. Dy persona të tjerë vdiqën në shtetin Mexico.

Tërmeti ndodhi në 32 vjetorin e një tërmeti të fuqishëm që vrau më shumë se 10 mijë persona.

(UPDATED)

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë që goditi Meksikën, deri tani, ka lënë një bilanc tragjik dëmesh. Është rritur numri i të vdekurve, në 140 persona dhe gjithashtu numri i ndërtesave të shembura.

Presidenti Enrique Peña Nieto tha se më shumë së 20 fëmijë kanë vdekur dhe 30 janë të humbur pas shembjes së një shkolle.

(UPDATED)

Tërmeti i fuqishëm i Mëksikës, mësohet se deri tani ka lënë të paktën 248 të vdekur dhe shumë ndërtesa të shembura në kryeqytetin Mexico City.

Veritas.com.al/