‘Si zonjë e parë e Shteteve të Bashkuara, jam krenare për atë që ky vend vazhdon të bëjë për gratë’

Audrey ConklinFOXBusiness

Zonja e Parë Melania Trump dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo nderuan pjesëmarrësit e Çmimit Ndërkombëtar të Grave Kurajoze 2020 në një ceremoni të Departamentit të Shtetit të Mërkurën.

Çmimi gjithëpërfshirës i grave prezantuar përpara Ditës Ndërkombëtare të Grave të Dielën, njeh gratë në të gjithë botën që demonstrojnë “kurajë dhe lidership të jashtëzakonshëm” përballë fatkeqësive dhe që kanë ndikuar pozitivisht në komunitetet e tyre.

“Është nder të jem këtu përsëri për të celebruar këto gra frymëzuese dhe impaktet e pabesueshme që ato po bëjnë përmes punës që i kanë dedikuar veten në të gjithë botën”, filloi Trump. “Në vitin tim të katërt qe marr pjesë në këtë ceremoni, vazhdoj të frymëzohem nga historitë personale që shoqërojnë secilën prej këtyre grave të jashtëzakonshme. Disa demonstrojnë kurajë krudo përballë terrorit.”

“Si zonjë e parë e Shteteve të Bashkuara, unë jam krenare për atë që ky vend vazhdon të bëjë për gratë,” vazhdoi Trump, “dhe unë jam e nderuar që përfaqësoj një komb që jo vetëm që njeh gratë në mbarë botën që po bëjnë dallimin ndërkombëtarisht, por i fuqizon dhe i mbështet ato në përpjekjet e tyre në mënyrë që ato të ndikojnë ndryshime pozitive për të tjerët “.

Zonja e parë i përqendroi observacionet e saj tek kurajë dhe çfarë do të thotë kjo fjale, përfshirë mënyrën se si lidhet me cilësitë e tjera si trimëria dhe forca.

“Këto gra përfaqësojnë forcën e shpirtit të femrës”, tha Trump. “Secila prej tyre ka demonstruar akte kurajoje dhe lidershipi, shpesh në rrezik për sigurinë e tyre personale.”

Gazetarja Boliviane, Ximena Galarza, mban çmimin e saj, ndërsa ka në krah Zonjën e Parë Melania Trump dhe Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo gjatë Ceremonisë së Cmimeve Ndërkombëtare të Grave për vitin 2020 në Departamentin e Shtetit në Uashington, të Mërkurën,

Ajo vazhdoi të përshkruaje se si gratë Amerikane po “luajnë rol vital në shoqëri” si “nëna, gra, mjeke, CEO dhe zyrtare të zgjedhura”, duke shtuar se shkalla e papunësisë për gratë ka arritur një rekord të ulët, dhe gratë mbushën mbi 70 përqind të të gjitha vendeve të reja të punës që iu shtuan forcës punëtore të SHBA në vitin 2019.

Zonja e parë shpjegoi se si të gjitha përfitueset e çmimeve janë avokate të të drejtave të njeriut nga “disa nga pjesët më të rrezikshme të botës”, të cilat “kanë shtyrë” përmes stereotipeve me bazë gjinore për të ndihmuar në shërbim të së mirës më të madhe.

“Ato janë modele të roleve për gjeneratën e ardhshme,” tha ajo.

Fitueset e çmimeve të vitit 2020 erdhën nga Afganistani, Armenia, Azerbajxhani, Bolivia, Burkina Faso, Rajoni Autonom Xinjiang Uyghur i Kinës, Malajzia, Nikaragua, Pakistani, Siria, Jemeni dhe Zimbabve. Ato janë përballur me gjithçka, nga kërcënimet me vdekje deri në padi deri te ngacmimet në mediat sociale,duke marrë pozicione lidershipi dhe duke tentuar të bëjnë ndryshime pozitive.

Zarifa Ghafari, një 26-vjeçare fituese e çmimit dhe kryetare bashkie e një qyteti konservator në Afganistan, falënderoi Shtetet e Bashkuara që eshtë lider global i  fuqizimit të grave ndërsa mori çmimin e saj.

“Nuk ishte shumë kohë më parë që shumica e grave konsideroheshin pronë, dhe për fat të keq, në disa pjesë të botës, është akoma e njëjtë,” tha Ghafari. “Në të gjithë zonën moderne, ka pasur një udhëheqës global në luftën për të drejtat e grave, dhe këto janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për popullin amerikan, qeverinë amerikane, më lejoni të them: Faleminderit. Faleminderit për gjithshka keni bërë për të përmirësuar kushtet për gratë në të gjithë botën “.

“Kur fillova punën time, burrat në zyrën komunale refuzuan të më pranonin mua dhe autoritetin tim. Një turmë erdhi dhe më perzuri. Ata menduan se ishte fundi. Por unë u ktheva. U ktheva dhe qëndrova e palëkundur ,” tha ajo.

“Gratë e brezit tim nuk e kanë harruar sundimin e Talibanëve dhe ne jemi si gjithmonë të shqetësuar për të ardhmen”, shtoi ajo. “Cfarëdo që ne gratë e botës të kemi arritur, nuk duhet ta marrim si të mirëqenë. Mund të kthehet mbrapsht nëse nuk jemi të zellshme dhe të forta.”

VERITAS.COM.AL/