Në nisje të fjalës së saj në Samitin e BE në Tiranë, kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, uroi homologun e saj shqiptar Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

Ndër të tjera Meloni tha se ndihet e kënaqur që Evropa do të mund të mbështetet sërish te këmbëngulja e tij.

“Më lejoni të falenderoj Edi, jo se jetoj në protektorat, por për pritjen këtu dhe edhe se më ka bërë të ndihem shume e re në atë videon.

E uroj për rizgjedhjen e tij tërësisht të papritur si udhëheqës i qeverisë së Shqipërisë. Jam e kënaqur që Evropa do të mund të mbështet tek këmbëngulja dhe vendosmëria e tij.” tha Meloni

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *