(FOTO: Mëngjesi heret në rrugët e Tiranës. Foto: Top Channel)/

Fëmijët nuk kanë mundur ta ‘kapin’ tokën të zbardhur nga bora, edhe pse prindërit i zgjuan më herët. Por edhe qytetarë të tjerë kanë qenë të paktë që kanë mundur ta ‘kapin’ borën sot. Më me fat kanë qenë disa shoferë taksie, pastrues të rrugëve, kalimtarë në Tiranë që do të ngriheshin për të kapur autobusët e linjave periferike…

Bora, sa ra, shkriu. Disa makina që kanë qenë të parkuara në rrugë, e kanë ruajtur borën mbi çatitë e tyre; dhe sapo dolën në rrugë u duk se vijnë nga mali i Dajtit.

Kaq e shpejtë ishte bora sot në Tiranë. Shirat e dendur të ditëve të fundit kanë krijuar lagështi në tokë dhe e kanë bërë të pamundur që bora të ngjisë. Vetëm në kurorën e kodrave të Tiranës ka mbetur deri diku.

Gjithë vendi është mbuluar nga bora.

Ndërsa në Tiranë flitet për borën si për një fenomen të rrallë dhe bukuri e veçantë, në zonat malore të veriut dhe Verilindjes bora ka shkaktuar ‘mërzi’ me rrugët, me rrjetin elektrik, me ngrohjen .

Megjithatë kjo borë e Tiranës nuk mundi të jetë aq e dendur dhe jetëgjatë sa bora e vitit të kaluar.

Veritas.com.al/