Mercenarët Wanger po përparojnë gjithnjë e më shumë drejt Moskës ndërkohë që kryeqyteti është në alarm. Tashmë oficerë të policisë me jelekë antiplumb dhe mitralozë janë parë pranë hyrjes së autostradës kryesore që lidh Moskën me Voronezh dhe Rostov-on-Don, shkruan gazeta britanike Guardian.
Kryebashkiaku i Moskës ka urdhëruar që e hëna të mos jetë ditë pune ndërkohë që janë evakuar qendrat tregtare dhe muzetë.
Lufta civile ka filluar zyrtarisht”, shkruhej sot paradite në një mesazh të publikuar në një prej profileve Telegram të Wagner, grupi mercenar i drejtuar nga Yevgeny Prygozhin. Po kështu një video e publikuar në Telegram tregon kolonën ushtarake të njerëzve të Wanger në Voronezh, 500 km larg Moskës e cila tashmë është e rrethuar dhe po përgatitet për sulmin.
Presidenti rus, Putin pas kryengritjes së shpallur nga lideri mercenar rus, u bëri thirrje luftëtarëve të “Wagner” që t’i japin fund menjëherë pjesëmarrjes së tyre në akte kriminale. Putin foli për ndëshkimin e organizatorëve pas “marrëveshjes së armatosur” që ai e përshkroi si një “tradhti” ndaj Rusisë.
Grupi mercenar rus Wagner, i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin pretendon se ka pushtuar objektet ushtarake në qytetin e Rusisë, Rostov-on-Don dhe se do të marshojë drejt Moskës me 25 mijë burrat nën komandën e tij për të ndëshkuar ministrin Shoigu në një kryengritje të armatosur. Ndërkohë i kërkon ushtrisë ruse të mos bënte rezistencë: “Ky nuk është një grusht shteti ushtarak, por një marshim për drejtësi”, tha ai.
Nga ana e tij Presidenti rus Vladimir Putin u zotua sot, (24 qershor) se të mbrojë vendin nga një kryengritje e armatosur e shpallur nga shefi i mercenarëve rusë Yevgeny Prigozhin, që presidenti Putin e quajti një “thikë pas shpine” për Rusinë.
Nga ana tjetër edhe udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov e quajti rebelimin e armatosur të Wagner-it “një thikë në shpinë”, duke dërguar trupa në “zonat e tensionit”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nga ana e tij ka thënë se secili që zgjedh “rrugën e djallit, e shkatërron vetveten”, dhe se “dobësia e Rusisë është e qartë”.
Prigozhin ka qenë dikur aleat i Putinit. Në janar të këtij viti, SHBA-ja e ka shpallur grupin e tij, Ëagner, organizatë kriminale transkombëtare, për shkak të aktiviteteve në Ukrainë, por edhe në Lindje të Mesme dhe në Afrikë. Si Prigozhin, ashtu edhe grupi janë të sanksionuar nga Perëndimi.
Në Shtëpinë e Bardhë, Anthony Blinken sekretari amerikan i shtetit tha se ka nisur bisedimet me ministrat e vendeve të G7-ës lidhur me situatën e krijuar pas përplasjes mes Rusisë dhe grupit Wanger. Nga ana tjetër presidenti turk, Erdogan u shpreh se mbështet udhëheqjen e Vladimir Putin gjatë një bisede telefonike me këtë të fundit.
Edhe rajonet në kufi me Moskën kanë kufizuar qarkullimin ndërkohë që kolona ushtarake e mercenarëve të drejtuar nga Yevgeny Prygozhin janë 400 km larg Moskës.