Angela Merkel ka thënë se e ardhmja e Bashkimit Europian varet në atë nëse mund të gjejmë përgjigje për “çështjen jetike’ të krijuar nga emigracioni.

Gjatë fjalimit mbajtur në Bundestag para mbledhjes së Brukselit për samitin Europian që me sa duket do të vendosë të ardhmen e saj mes tensioneve të koalicionit qeveritar, kancelarja Gjermane tha se liderët Europian mund të gjejnë zgjidhje mbi sfidën e azilantëve “duke ia lejuar vetes që të udhëhiqen nga vlerat dhe rrënjët e multilaterizmit më shumë se te unilaterizmit”.

Nëse krerët e qeverive të mbledhur në Bruksel dështojnë që ta bëjnë këtë, tha Merkel, ata rrezikojnë krijimin e një situate ku “askush nuk beson më në sistemin e vlerave që na ka bërë të fortë”.

Merkel do të shkojë në Bruksel nën një presion të pafund nga ministri i saj i Brendshëm, Horst Seehofer, i cili po kërcënon kthimin e në mënyrë të njëanshme në kufijtë e Gjermanisë të të gjithë emigrantëve që edhe pse janë regjistruar në vende të tjera të BE.

Në  fjalimin 26 minutësh para parlamentit Gjerman, madje edhe në mungesë të ministrit Seehofer, Merkel  u duk se kishte shumë nota pesimiste rreth shanseve për arritjen e  ndonjë marrëveshjeje të gjerë në BE mbi emigracionin, ditën e Premte në mëngjes.

“Ne nuk jemi akoma aty ku duam të jemi”, tha ajo, duke shtuar se liderët e BE mbeten në shanset e dy për shtatë çështje që lidhen me problemin.

Merkel mbrojti përsëri vendimin e saj për ta mbajtur Gjermaninë me kufij të hapur për refugjatët.

Veritas.com.al/

Image result for Future of EU hinges on solving migration issue, says Merkel