Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të hënën e 4 tetorit, ka nënshkruar memorandumin me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë.
Gjithashtu, u nënshkrua dhe marrëveshja si shtesë e konventës europiane, për ekstradimin, e vitit 1957.
Rama, gjatë kësaj vizite, ka zhvilluar dhe një takim zyrtar me presidenten e Kongresit të Deputetëve të Spanjës, Meritxell Batet, në Madrid të Spanjës.
Kreu i qeverisë shoqërohet nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, dhe ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali.
Nga postimi në median sociale Facebook, Rama shkruan se kjo është vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë, në historinë e marrëdhënieve bilaterale, e cila “hap një faqe të re” në këto marrëdhënie me “potencial të lartë” bashkëpunimi politik, ekonomik e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë.
Ata shkëmbye dhurata mes tyre, si shenjë simbolike për mikpritjen.
Më parë, ai u takua me sekretarët e Shtetit për Evropën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin.
Kreu i qeverisë shqiptare, bashkë me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, u mirëpritën në presidencën e Dhomave të Tregtisë dhe Korporatës së Sipërmarrësve (CEOE).