Nga L. Skiro/

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi ka deklaruar se në administratën e re shtetërore që mund të drejtohet nga opozita e tanishme, ‘nuk duhet të ketë pjesëtarë që nuk kanë mbaruar gjimnazin në Tiranë’.

Deklaratën, zoti Shehi, e ka bërë publike në programin televiziv “Dritare” të rudina Xhungës në Vizion Plus.

Aio ka sjellë si model eksperiencën e tij si ministër në vitin 1992 kur, siç pohoi, nëpunësit e administratës i merrte vetëm nga ata që kishin mbaruar shkollën e mesme në Tiranë.

“Ata që do të merrja në punë, nuk i pyesja vetëm për universitetin se ku kishin studiuar… I pyesja edhe për shkollën e mesme. Në qoftë se nuk e kishin studiuar në gjimnazet e Tiranës, unë nuk i merrja në punë”, ka deklaruar Shehi.

Të njëjtën përvojë ai tenton t’ia imponojë administratës së re që formohet pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Kryetari i LZHK, Shehi, përmes parullës së tij politike se ‘vetëm në Tiranë ka njerëz me vlerë’ ka identifikuar portretin e tij politik si ‘tironc’. Shpesh i ka fyer bashkëbiseduesit e të tjerë që nuk janë nga Tirana. Por deri në këtë ide raciste saqë të privohen njerëzit nga administrimi i shtetit ‘nëse nuk kanë studiuar në gjimnazet e Tiranës’, kjo është hera e parë që dëgjohet.

Çfarë do të bëjë PD dhe opozita për të vënë në vend ‘nderin jo racist’ të krahut politik që tenton të marrë pushtetin?! Kjo është çështja.

Veritas.com.al/