Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me vizitën që presidenti Meta ka zhvilluar një ditë më parë në Tropojë.

Në një postim në rrjetet sociale, Artan Hoxha kthehet pas në kohë dhe kujton vizitën që Meta zhvilloi në Tropojë 19 vite më parë, kur ishte kryeministër.

Sipas tij, 19 vite me pare kur Meta ishte kryeministër, rrezikoi te merrej peng gjate vizitës se tij ne Bajram Curri.

Ndërkohë, gazetari Hoxha shigjeton edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa e cilëson këtë të fundit tashmë një mik të Metës.

“Por 19 vite me pare kur Meta ishte kryeministër, rrezikoi te merrej peng gjate vizitës se tij ne Bajram Curri. Tashme presidenti mund te na e thotë qarte se kush e pengoi gjate vizitës si kryeministër dhe kush i mundësoi një mikpritje kaq miqësore gjate vizitës si president???!!!

Mesa duket armiqësia qe kishte me kreun e PD-se ne vitin 2000, beri qe te pritej si armik ne Tropoje, histori qe ne fakt përfundoi me shoqërimin e Sali Berishës nga zyrat e PD-se ne drejtorinë e policisë Tirane, mesnatën e 28 nëntorit 2000.”-shkruan ndër të tjera Artan Hoxha.

Postimi i plotë:

Dhe vjen një dite…

Ja ç’do te thotë ta kesh mire me liderin historik, te kthen nga figura me e urryer si kryeministër, ne figurën me te dashur si president…

Presidenti Ilir Meta ka vizituar te dielën e 26 majit 2019 Bajram Currin, ku edhe ka marrë pjesë në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Presidenti Meta shpreh edhe përshtypjet e tij nga ky festival, ndërsa ndan edhe një video ku shfaqet duke kërcyer në atmosferën festive.

“Në Tropojën e dashur dhe fisnike! I lumtur të marr pjesë sot në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”, kryevepër e trashëgimisë shpirtërore të kombit tonë!

Atmosferë e jashtëzakonshme festive!”-shkruan Meta.

Pa diskutim qe ky mbetet një lajm i mire për presidentin dhe banoret e Tropojës. Por 19 vite me pare kur Meta ishte kryeministër, rrezikoi te merrej peng gjate vizitës se tij ne Bajram Curri. Tashme presidenti mund te na e thotë qarte se kush e pengoi gjate vizitës si kryeministër dhe kush i mundësoi një mikpritje kaq miqësore gjate vizitës si president???!!! Mesa duket armiqësia qe kishte me kreun e PD-se ne vitin 2000, beri qe te pritej si armik ne Tropoje, histori qe ne fakt përfundoi me shoqërimin e Sali Berishës nga zyrat e PD-se ne drejtorinë e policisë Tirane, mesnatën e 28 nëntorit 2000.

Ndërsa 19 vite me pas, Meta tashme president, pritet me këngë e valle ne Tropoje sepse tashme është mik personal i liderit historik te PD-se, Sali Berisha…

E shtofshi miqësinë, por na e tregoni pse i vute zjarrin Tropojës dhe Shqipërisë ne vjeshtë-dimrin e vitit 2000.

Per ata qe nuk e kane jetuar apo e kane harruar atë kohe, ja si protestohej kundër kryeministrit socialist Ilir Meta ne Bajram Curri, nga demokratet dhe qytetaret e Tropojes ne nentor 2000…

Pamjet shkëputur nga emisioni “Xhungël”…./ CNA.al