Boris Johnson po merr parasysh që të kërkojë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme në qoftë se Parlamenti do të kërkojë të bllokojë një zgjidhje pa marrëveshje të Brexit gjatë kësaj jave.
Sipas asaj që ka marrë vesh BBC, ‘diskutimet live’ do të zhvillohen në Nr 10 rreth kërkesës ndaj Parlamentit që të aprovojë zgjedhje të parakohshme.
Editorja politike Laura Kuenssberg tha se kjo mund të ndodhë deri ditën e Mërkure, por akoma nuk është marrë ndonjë vendim përfundimtar.
Ish- ministrat e Tory po bashkojnë forcat me Laburistët që të ndalojnë largimin sipas Brexit pa marrëveshje me BE në 31 tetor.
Mes disa spekulimeve rreth zgjedhjeve, zoti Johnson është gati të mbajë një mbledhje të paplanifikuar të kabinetit në ora 17.00 BST dhe gjithashtu do të flasë para deputetëve konservatorë ditën e Hënë pasdite.
Veritas.com.al/