CHRIS TOMLINSON

Të krishterët janë bërë një nga grupet më të persekutuara fetare në botë, sipas shifrave nga shoqata bamirëse ‘Open Doors’ e cila pretendon se në muaj mesatarisht rreth 345 të krishterë vriten globalisht për shkak të besimeve të tyre.

Bamirësia e Krishterë, qe e ka selinë në Shtetet e Bashkuara, ka zbuluar se në muaj të paktën 105 kisha apo vende adhurimi janë vandalizuar ose ju është vënë zjarri dhe afërsisht 219 të krishterë janë çuar në gjyq ose janë dërguar në burg sepse kanë shprehur besimin e tyre në Ungjillin e Krishterë, raporton gazeta italiane Il Giornale.

Open Doors nuk është e vetmja organizatë që ka nxjerrë në pah përndjekjen në rritje të të Krishterëve. Aid to the Church in Need e lidhur me Vatikanin (ACS) ka vënë në dukje gjithashtu se mbi një në shtatë të krishterë jeton në vende ku mund të ndeshen me kërcënimin e dhunës ose madje mund të çohen në gjyq dhe të përballen me dënime me burg ose madje edhe vdekje për deklarimin e besimeve të Krishtera .

Sipas një raporti nga Open Doors të lëshuar më herët këtë vit, një total prej 245 milion të krishterësh përballen me disa lloj persekutimesh dhe grupi pretendoi se në vitin 2018, 4136 të krishterë u vranë për shkak të bindjeve të tyre fetare.

Grupi gjithashtu vuri në dukje shkakun kryesor të dhunës me David Curryn, president dhe CEO të Open Doors duke thënë, “Islami Radikal është drejtuesi prapa tetë nga 10 te parët në Listën Botërore të Vëzhgimit këtë vit, katër prej të cilëve janë nga Afrika.”

Sulmet e fundjavës së Pashkëve në Sri Lanka, që panë rreth 300 njerëz të vrarë, besohet gjithashtu të jenë të lidhura me islamin radikal, me agjencinë Amaq të propagandës së Shtetit Islamik që mori përsipër sulmin të martën.

Në Evropë të krishterët gjithnjë e më shumë po sulmohen. Në muajt e fundit, Franca ka parë një valë sulmesh ndaj kishave, ku thuhet se mesatarisht tre kisha dhe vende të tjera të adhurimit sulmohen në ditë.

Te Krishterët e konvertuar, veçanërisht ata që konvertohen nga Islami, gjithashtu kanë qenë viktima të kërcënimeve dhe madje dhunës. Në mars, të konvertuarit në Holandë kane konfirmuar se ata merrnin kërcënime dhune gati çdo ditë.

Veritas.com.al/