AFP

Milano (AFP) – Lionel Messi fitoi çmimin Lojtari i Vitit të FIFA-s per meshkujt të Hënën me Megan Rapinoe qe ka fituar çmimin per femra për të kapur një vit historik për Shtetet e Bashkuara si ikona e Kupës se Botës.

Fitorja e sulmuesit të Barcelonës Messi në Milano ishte një surprizë sepse nxori jashtë Virgil Van Dijk, i cili fitoi çmimin e lojtarit të UEFA-s muajin e kaluar pasi ndihmoi Liverpoolin në Champions League sezonin e kaluar.

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo gjithashtu ishte përzgjedhur në listë për këtë çmim, por nuk mori pjesë në ceremoni pasi ai humbi ndaj rivalit të tij në shtëpinë e famshme të operës La Scala.

Të dy Messi, 32 vjeç, dhe Van Dijk, 28 vjeç, tani janë duke garuar për Topin e Arte te lakmuar që do të shpallet në 2 dhjetor.

Rapinoe mundi fituesen e titullit të Kupes se Botes Alex Morgan dhe Lucy Bronze të Anglisë, me titullin per femra,dhe trajneri amerikan Jill Ellis fitoi cmimin si trajneri me i mire per femra.

34-vjeçarja Rapinoe fitoi Këpucën e Artë si golashënuesja më e mirë dhe Topin e Artë si lojtarja më e mirë në Kupën e Botës, dhe gjithashtu u bë fytyra e turneut për pikëpamjet e saj të hapura ndaj presidentit amerikan Donald Trump.

Messi ishte golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar me 12 gola para se Barcelona të eleminohej nga Liverpooli në gjysmëfinale, Barça ka shperdoruar një epërsi të tre golave në ndeshjen jashtë me një humbje poshtëruese 4-0 në Anfield.

Argjentinasi gjithashtu fitoi Këpucën e Artë Evropiane pasi shënoi 36 gola, fitoi titullin e La Liga me Barcelonen dhe ndihmoi Argjentinën për të marre medaljen e bronzit në 2019 ne Kupen e Amerikes.

Van Dijk kishte bërë deklarata se do të bëhej mbrojtësi i dytë – pas italianit Fabio Cannavaro në 2006 – që njihet nga FIFA si lojtari më i mirë në botë.

Dhe ai humbi se kompletuari nje fitore treshe për Liverpoolin me menaxherin Jurgen Klopp qe fitoi titullin si trajneri i vitit për meshkuj dhe Alisson Becker çmimin e portierit.

Sulmuesi hungarez me origjinë rumune Daniel Zsori fitoi çmimin Fifa Puskas për golin më të mirë, duke mundur gjuajtjet e Messit dhe Juan Fernando Quinteros.

Veritas.com.al/